Itali, kapet gomonia me 1 ton kanabis, pranga dy shqiptarëve

exit.al 9 Shkurt 2017, 10:33

Policia e Shtetit duket e pafuqishme për të ndaluar mbjelljen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Vetëm sot policia italiane ka ndaluar një skaf me 1 ton hashash.

Në pranga kanë rënë dy skafistë shqiptarë të cilët po transportonin lëndën narkotike drejt brigjeve italiane. Operacioni është ndërmarrë nga policia e Barit e cila bëri të mundur bllokimin e skafit 8 metra të gjatë dhe arrestimin e dy trafikantëve.

Kujtojmë që vetëm ditët e fundit janë kapur rreth 3 ton kanabis në brigjet detare në Greqi apo dhe në Itali.