“[…] me keqardhje dhe shqetësim konstatojmë se deri tani produkti i reformës nuk është ai që prisnim […] shqetësimi kryesor ka të bëjë me një fenomen që ne e konsiderojmë rrezik serioz për drejtësinë […]: Rikthimin në krye të sistemit të drejtësisë të autorëve të krimeve të komunizmit, krime kundër njerizimit dhe gjenocid dhe e gjitha kjo po ndodh në mos nën bekimin tuja nën miratimin tuaj të heshtur.”
Ish-të përndjekurit përmendin 6 raste ku kandidatët e promovuar lidhen me procese politike të diktaturës apo dhe me ish-Sigurimin e Shtetit:- Kryetari i SPAK-ut të Arben Krajës, ish hetues në Shkodër 1987-1992.
- Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Thoma Jano, hetues në Krujë 1980-1991 autor i dhjetra proceseve hetimore politike komuniste.
- Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranit, ish-prokuror komunist, ka dhënë dënime të rënda politike për kundërshtarët e regjimit përfshi edhe ata që rrëzuan bustin e Stalinit në vitin 1990.
- Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
- Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Prokurori Bujar Sheshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve dhe dënimeve politike si hetues në Rrethin e Fierit, sipas AIDSSH edhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
- Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Prokurori Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri.
“(Pa)Drejtësia shqiptare që po pretendoni të reformoni është zgjatim në këtë pothuaj demokraci i padrejtësisë komuniste dhe problemi nuk janë ligjet as institucionet, por standardi dhe mendësia komuniste e të bërit drejtësi që transmetohet në vazhdimësi kohore nga drejtuesit, hetues, gjykatës e prokurorë të diktuarës komuniste, të cilët po riciklohen edhe me të ashtuquajturën drejtësi e re.”
Ish-të përndjekurit kërkojnë reagim nga ONM-ja dhe mirëkuptim për shqetësimet e tyre. Për ta përshkruar më shkurt dhe me më tepër kuptim, zoti Çika përmendi fjalën e urtë: “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.
