Eros Grezda largohet nga Rangers

exit.al 8 Janar 2020, 16:24

Eros Grezda kompletoi të mërkurën transferimin nga Rangers te ish-skuadra e tij, Osijek në Kroaci.

Sulmuesi nga Gjakova tha për gazetarët se kishte disa oferta, por që zgjodhi ish-skuadrën e tij duke pasur parasysh lidhjen dhe përvojën e mirë të rreth 2 viteve më parë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare rikthehet në Kroaci për të rigjetur veten pas 18 muajsh zhgënjyese në Glasgow të Skocisë. Gjatë kësaj periudhe luajti vetëm 17 ndeshje, u la jashtë skuadrës kryesore dhe humbi vendin në kombëtare.

https://twitter.com/nkosijek/status/1214516237436440577

Trajneri Steven Gerrard, i cili e transferoi për 2 milionë euro gushtin e vitit 2018, nuk u bind nga forma dhe performancat e tij dhe angazhoi edhe 5 sulmues të tjerë duke ia bërë praktikisht të pamundur hapësirat.

Përveç kësaj, Grezda u përfshi në disa polemika si në fushë po ashtu dhe jashtë saj duke e vënë përballë disa gjobave dhe përjashtimit nga skuadra.

Futbollisti i kombëtares përshëndeti shokët e skuadrës në Instagram dhe uroi që Rangers ta fitojnë titullin kampion këtë sezon.