“U mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje.”
Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-ministres duke thënë se nga takimet e tij të shumta me presidentin Erdogan, asnjëherë nuk ka dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje të kishte pasur interes për Turqinë:“Më duhet të kundërshtoj Dorën. Që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh poshtë. Asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.”
Shpërndaje te miqtë
