Agron Shehaj: Qeveria, 3 miliardë euro borxh për rrugët e nuk ndërtoi asnjë rrugë të re

exit.al 14 Gusht 2020, 16:28

Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj deklaroi se qeveria ka marrë 3 miliardë euro borxh për të ndërtuar rrugë dhe nuk ndërtoi asnjë. Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se qeveria vetëm ka përfunduar disa projekte të nisura nga qeveria e PD-së.

“Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot. “

Më tej Shehaj shkruan se shuma prej 3 miliardë eurosh është shpërdoruar me projekte fasada dhe sipas tij nëse nuk do ishin “zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA.” Shehaj e konsideroi shpërdorimin e 3 miliardë eurove kriminale duke theksuar se “Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik.” Shpërndaje te miqtë