“Jam në kontakt me spitalin Shefqet Ndroqi dhe më thanë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë.
Respiratori sot bën diferencën mes jetës dhe vdekjes.
Mjekët janë përballë zgjedhjes kë të shpëtojnë dhe kujt t;i heqin respiratorin.
Kam vendosur t’i dhuroj 2 respiratorë në spitalin e Sanatoriumit. I kam porositur dhe jam duke u munduar që të vijnë sa më parë.”
Zoti Shehaj i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë për të bërë të mundur blerjen e më shumë respiratorëve.
