“Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve.”
Në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, Balla tha se do të vijojë goditja e çdo strukture në sistemin e drejtësisë.“Goditja ndaj çdo strukture në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë përpara. Ajo që kemi konceptuar në atë draft-program që do të përmbyllet brenda javës besoj, do të synojmë të vijmë para shqiptarëve me reforma të tjera të rëndësishme”
I pyetur për listën e deputetëve, Balla tha se do të ketë risi në lista. Shpërndaje te miqtë
