Infektohet me COVID-19 ambasadorja suedeze, Elsa Hastad

exit.al 12 Shkurt 2021, 17:15

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad është infektuar me koronavirus.

Ajo ka njoftuar përmes Twitter-it se ka dalë pozitive në testin për COVID-19.

Hastad thotë se do të vetëizolohet dhe do të vijojë punën nga shtëpia.

Të premten njoftoi se ishte infektuar me COVID-19 edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Shpërndaje te miqtë