1278 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 12 Shkurt 2021, 17:30

Policia ka gjobitur 1278 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka gjobitur 10 pronarë biznesesh subjektesh që kanë zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë̈ dhe 41 shtetas kanë  lëvizur pas orarit të lejuar.

59 shoferë që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të premten.

Ndërsa, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Qeveria e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik, javën e kaluar.

 

Shpërndaje te miqtë