Infektohet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kosovë

exit.al 13 Korrik 2020, 16:12

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kosovë, Albena Reshitaj është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë Reshitaj nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruan:

"Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv."

Ajo pohoi se do të qëndrojë e izoluar në shtëpi dhe ju bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të respektojnë masat. Shpërndaje te miqtë