Infektohen me Covid 8 mësues në Berat

exit.al 21 Shtator 2020, 12:52

Tetë mësuese në dy shkolla në Berat janë infektuar me Covid-19.

Ata janë mësues në shkollat ‘Ajet Xhindole’ dhe në shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Mbrakull.

Nuk dihet ende nëse pjesa tjetër e mësueve janë  testuar apo karantinuar.

Deri më tani, një javë pas fillimit të mësimit, janë infektuar mësues në disa shkolla në vend, në Bulqizë, Poliçan, Tiranë, etj.

Shpërndaje te miqtë