Infektohen 4 punonjëse, mbyllet fasoneria në Gjirokastër

exit.al 16 Shtator 2020, 14:53

Katër punonjëse të një fasonerie në Gjirokastër janë infektuar me Covid-19.

Për këtë arsye, fasoneria ka pezulluar përkohësisht punën dhe 120 punonjëset e saj janë izoluar në shtëpi.

Punonjëset që kanë pasur më shumë kontakte me të infektuarat janë testuar dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Aktualisht në vend ka 4 664 të infektuar aktivë me Covid-19, ndërkohë që çdo ditë zbulohen rreth 130-150 të infektuar të rinj.

Shpërndaje te miqtë