Infeksionet e reja rriten pavarësisht mbylljes në Katalonia

exit.al 19 Korrik 2020, 20:15

Rajoni veri-lindor i Katalonias në Spanjë ka regjistruar përsëri mbi 1,000 të infektuar të rinj, teksa qytetarët i nënshtrohen rregullave të ndalim qarkullimit.

Katër milion qytetarëve në Barcelonë dhe rrethina u është kërkuar të qëndrojnë të mbyllur për 15 ditë duke nisur nga 17 korriku.

Rregullat përfshijnë:

  • ndalimin e grupeve me mbi 10 persona
  • ndalimin e vizitave në spitale
  • daljen nga shtëpia vetëm për raste të domosdoshme
  • mbylljen e klubeve të natës dhe palestrave
  • kufizimin e bareve dhe restoranteve
  • ndalimin e aktiviteteve kulturore dhe sporteve

Shpërndaje te miqtë