Deputeti serbo-boshnjak: Shqiptarët duhet të pranohen si qënie njerëzore të barabarta me ne

exit.al 19 Korrik 2020, 19:13

Shqiptarët duhet të pranohen si qënie njerëzore të barabarta me serbët, ka pranuar deputeti Srxhan Mazalica i parlamentit të Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai iu përgjigj një postimi në Twitter që pretendonte se tregonte një foto Princit Pavel të Jugosllavisë, me veshje tradicionale shqiptare. Autori shtonte se një teori thotë se origjina e familjes mbretërore serbe është nga Shqipëria.

Pas kundërshtimeve në Twitter nga disa serbë, autori shkroi “Kaq e vështirë është të pranohen shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”

https://twitter.com/ljubofil/status/1284470869935427587

Deputeti Mazalica iu përgjigj se “shqiptarët duhet të pranohen si qenie njerëzore të barabarta, por ata janë shumë ndryshe nga ne [serbët]”. Ai postoi edhe një grafik, ku pretendoi se tregohej distanca gjenetike e DNA-së së tij nga disa grupe etnike, përfshi shqiptarët.

https://twitter.com/SrdjanMazalica/status/1284489834871095296

Disa përdorues, përfshi studiuesit e Ballkanit Florian Bieber, i tërhoqën vëmendjen se mesazhet e tij ishin raciste, por ai kundërshtoi.

https://twitter.com/fbieber/status/1284614366059466752

Zoti Mazalica është njëkohësisht anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Rajonal në Republika Srpska.

Shpërndaje te miqtë