Inaugurohet Toptani Center, qendra më e re tregtare në Tiranë

exit.al 3 Mars 2017, 17:08

Qendra më e re tregtare në Tiranë, “Toptani” u inaguru mbrëmjen e djeshme me një ceremoni me qindra të ftuar, ndërsa sot është hapur për qytetarët.

Qendra Toptani, me tetë katë ndërtim dhe 4 katë parkim nëntokësor, në qendër të Tiranës, ka rreth 80 dyqane të markave ndërkombëtare, hapësira për argëtim, bare e restorante.

Ndërtesa, e konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas,  është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik.

Fasada e qendrës Toptani, e veshur me xhama dhe ekrane, është ajo që tërheq më shumë vemëndjen.

[caption id="attachment_23679" align="alignnone" width="960"] Pjesa e brendshme e Qendres Tregtare Toptani[/caption]

Pjesa e brendshme e ndërtesës është veshur me pasqyra për të krijuar efekte vizuale. Katet e sipërme, ku kryesisht gjenden kafene dhe restorante, ofrojnë pamje të gjithë Tiranës.

 

Shpërndaje te miqtë