“IKMT-ja tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë, do të mbrojë jo vetëm territorin, por edhe mjedisin, me theks te pyjet. Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese në mbrojtje të mjedisit, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi zhvillohet në kushte normale.”
Lleshaj paralajmëroi drejtuesit e IKMT-së se kanë afat deri fund të prillit për të zhdukur çdo hapësirë të mbjellë me kanabis, në të kundër pas kësaj date, aty ku do të gjendet kanabis, zyrtarët që janë përgjegjës për territorin do të përgjigjen para drejtësisë:“Edhe një kubik i vetëm duhet kërkuar dhe gjetur dhe nxjerrë përgjegjësit. Nëse vjet kishim vendosur qershorin, sivjet ky afat është në prilli, ku drejtuesit duhet ta kenë përfunduar luftën kundër kanabisit. Pas këtij muaji do të fillojë kërkimi i përgjegjësisë edhe te zyrtarët që kanë përgjegjësi. Çdo sipërfaqe kudo që të jetë do të shkaktojë një proces ndaj personave që kanë përgjegjësi për atë territor, nga vendorët, te policia, etj.”
