“Është e qartë që Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision: të bllokojnë reformën zgjedhore.
Gjiknuri kërkon të bllokojë tranparencën e votës së lirë dhe të ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste për reformën në drejtësi dhe shashkave propagandistike bajate.
Gjiknuri kërkon të pengojë propozimet e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339.”
Opozita e bashkuar propozoi sot në Këshillin Politik të reformës që gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të mos i nënshtrohen vetingut për 4 vite. Po ashtu, ata propozuan që vetingu të ndalet dhe për ata gjyqtarë që marrin pjesë në short për të qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, për të cilët ka filluar procesi i vetingut. Opozita e mbron propozimin e saj me argumentin se ky propozim do të bëjë të pavarur Kolegjin Zgjedhor nga presioni i qeverisë përmes vetingut. Ndërsa Damian Gjiknuri si përfaqësues i shumicës socialiste, tha se nëse miratohet, ky propozim vë në rrezik gjithë procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi. Kolegji Zgjedhor është organi që shqyrton ankimimet e palëve për proceset zgjedhore. Aktualisht ai përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në short përfshihen emrat e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, përveç atyre ndaj të cilëve në momentin e shortit ka masë ose procedim disiplinor.
