I arrestuari për vrasjen në Bulqizë mohon të ketë vrarë shokun e tij

exit.al 27 Nëntor 2020, 12:16

Klodian Kola, i arrestuari për vrasjen e 22 vjeçari në Bulqizë, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Në deklarimin para policisë, Kola ka thënë se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Gjatë mesnatës së të premtes, Elidon Basha 22 vjeç, është vrarë me armë zjarri. 22 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Personi i parë i arrestuar nga policia ishte shoku i tij Klodian Kola i cili dyshohet se kishte dalë për gjah.

Shpërndaje te miqtë