Humbin jetën dy fëmijë nga djegia e një banese në Kosovë

exit.al 8 Shtator 2021, 12:11

Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka djegur një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj ka konfirmuar lajmin.

Viktimat dyshohet të jenë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të së mërkurës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë por brenda saj në momentin e djegies kanë qenë vetëm dy të miturit.