Humb jetë një punëtor në Rrugën e Arbrit

exit.al 30 Shtator 2020, 10:59

Një punonjës në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës.

Viktima është Astrit Alla 53 vjeç. 53-vjeçari po punonte me një mjet tip vinç në urën e Vashës, teksa është përfshirë në një aksident.

Deri më tani rregjistrohen dhjetra raste ku punëtorët humbin jetën apo plagosen gjatë punës.

Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.

Shpërndaje te miqtë