Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’. Në Vlorë njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët.
Në 6 vitet e fundit hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:- Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
- Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
- Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
- Klodian Troci, korrik 2018-shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
- Sokol Banaj, janar 2018-korrik 2018 (6 muaj)
- Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)
- Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)
- Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)
Pamje nga plazhi i Jalës dhe projekti i resortit që do të ndërtohet atje.[/caption]
Pretendimi i pronësisë nga familja e Kristo Gjokës ka bërë që ndërtimi të bllokohet. Për këtë çështje ka patur disa vendime gjykatash, zbatimi dhe mos-zbatimi i të cilave ka përfshirë një pjesë të zyrtarëve të hipotekës së Vlorës në shpërdorim detyre. Vetë drejtori i ri i hipotekës, Taulant Cenameti, është paditur nga familja Gjoka si i përfshirë në këtë çështje.
Resortet turistike janë mbështetur nga qeveria si investime strategjike, për të cilat, prej vitit 2015, janë parashikuar me ligj lehtësime dhe përparësi për konsolidim të titujve të pronësisë, që do të thotë se një investitor strategjik mund të ndërtojë më lehtë se një individ apo biznes i zakonshëm.
Tre vite më parë gazetarja Lindita Çela raportoi se një pjesë e këtyre investimeve strategjike po ngrihej në prona të grabitura apo të kontestuara. Çështjet e kontestimeve për pronat në Vlorë kanë qenë të vazhdueshme. Vitin e shkuar u raportua se në gjykata kishte 403 padi për çështje të tilla.
Shpërndaje te miqtë
