Haradinaj kërcënon Hotin: Dal nga koalicioni nëse firmoset marrëveshje për resurset e Kosovës

exit.al 4 Shtator 2020, 15:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërcënuar me rrëzim të qeverisë nëse marrëveshja Kosovë-Serbi, që pritet të firmoset në SHBA, do të përfshijë Liqenin e Ujmanit.

Haradinaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Hoti duke e lajmëruar për qendrimin e tij, raporton Gazeta Express.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë ai për REL.

SHBA-të kanë lajëmruar se do të marrin masa kundrejt kudo që del kundër kësaj marrëveshjeje.

Shpërndaje te miqtë