Hapet qendra e kardiologjisë në spitalin "Shefqet Ndroqi"

exit.al 6 Maj 2021, 09:02

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” do të hapet qendra e re e kardiologjisë në vend. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, sot, 6 mja.

Në 2019, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi investimin e 1 milion dollarë për të hapur shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’.

Kjo do të jetë qendra e dytrë e kardiologjisë pas atij në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.