SHBA heq të drejtat e pronësisë mbi formulën e vaksinave të Covid-19

exit.al 6 Maj 2021, 08:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e të drejtës së pronësisë mbi formula e vaksinave të Covid-19. Ky vendim i jep të drejtën kujtdo të kopjojë formulën dhe të prodhojë vaksinën.

Vendimi u njoftuan, të martën, nga ambasadorja amerikane për tregtinë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kjo do të ndihmojë prodhimin e më shumë vaksinave me kosto më të ulët. Kështu, edhe vendet e varfra do të mund të vaksinohen.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, OBSh, Tedros e quajti një moment të jashtëzakonshëm në luftën kundër Covid-19.