Hapen 600 shkolla, 5 400 fëmijë nisin mësimin plotësues

exit.al 31 Gusht 2020, 10:01

600 shkolla publike nisën të hënën mësimin për fëmijët që nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online gjatë muajve të izolimit.

5400 nxënësit e kalsave të para deri të pesta do të ndjekin për dy javë mësimin plotësues.

Shkollat e zhvilluan mësimin sipas rregullave të Covid-19, njofton Ministria e Arsimit.

Ndërsa me 14 shtator, shkolla do të nisë për të gjithë nxënësit normalisht sipas protokolllit të publikuar nga ministria.

Shpërndaje te miqtë