Hajdari: Kam marrëdhënie shumë të mira me ambasadoren Kim

exit.al 2 Dhjetor 2020, 19:15

Rudina Hajdari deklaroi, të martën, se ka marrëdhënie shumë të mira me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në një intervistë për Report TV, Hajdari, pjesë e Nismës Thurje, deklaroi se Kim po e vëzhgon Nismën sikurse bën me të gjitha partitë.

''Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë që kam qenë kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë. Kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë'', tha ajo.

Deputetja deklaroi se në krye të kësaj force politike do të jetë Endri Shabani.

Ajo tha se ky vendim vjen si pasojë e eksperincës që Shabani ka në politikë.

''Mendoj që zoti Shabani ka bërë një aktivitet të lakmueshëm sa i përket themelimit të thurjes, është profesor dhe ka një eksperiencë të gjatë dhe të pasur për rolin që ka luajtur në aktivitete të ndryshme në Shqipëri si aktivist i njohur'', tha Hajdari.

Hajdari ka përsëritur se Nisma Thurje nuk do të pranojë koalicion me partië e vjetra.

Shpërndaje te miqtë