Grupi i mjekëve nga Italia nis punën në spitalin Infektiv

exit.al 4 Gusht 2020, 15:39

Grupi i mjekëve dhe ekspertëve kundër Covid-19, të ardhur nga Italia, kanë nisur të martën punën në spitalin Infektiv.

Ekspertët do të ndihmojnë me konsulencë homologët e tyre në Shqipëri për një periudhë dy javore.

Grupi i ekspertëve përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes.

Bashkë me ekspertët, Italia i dhuroi Shqipërisë dhe 500.000 maska kirurgjikale për mbrojtjen e stafit mjekësor.

Në mars, kur Italia ishte vendi për i prekur nga virusi në Europë dhe po përjetonte situatën më të rëndë sa i përket mungesës së stafit mjekësor dhe kolapsimit të spitaleve, Shqipëria  dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.

Dërgimi i mjekëve e infermierëve u komentua shumë nga Italia, e cila përveç falenderimeve ndaj Shqipërisë, e përdori dhe për të rritur presionin ndaj Bashkimit Europian për më shumë ndihmë.

Shpërndaje te miqtë