Greqia regjistron 3 586 raste të reja dhe 51 viktima nga Covid-19

exit.al 23 Mars 2021, 21:35

Greqia regjistroi të martën 3 586 raste të reja me Covid-19, duke shënuar një rekord të ri infektimesh.

Në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 51 persona si pasojë e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 242 347.

699 pacientë ndodhën në intubim ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1613 pacientë janë larguar nga intubimi.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,582 viktima.