Greqia regjistron 2 353 raste të reja dhe 23 viktima

exit.al 2 Mars 2021, 20:00

Në Greqi të martën u infektuan 2 353 persona dhe humbën jetën 23, njoftoi  Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Krahasuar me një ditë më parë ka një rritje me 1 176 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 194 582.

422 pacientë janë në intubim ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1 364 pacientë janë larguar nga intubimi.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 557 vdekje në vend.

Shpërndaje te miqtë