Përditësimi 2 mars: 892 raste dhe 19 viktima nga Covid19

exit.al 2 Mars 2021, 18:04

Në 24 orët e fundit u shënuan 892 raste të reja infektimi dhe 19 viktima, të moshave 48-87 vjeç. Gjitashtu u vaksinuan 732 persona, duke e çuar në total në 15,027 vaksinime.

Rastet pozitive u identifikuan në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Ndërsa 760 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Statistika (2 Mars 2021)

Raste të reja ditore 892

Të shëruar në 24 orë 760

Të shtruar në spitale 650

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 3369

Testime totale 472,868

Raste pozitive 108,823

Raste të shëruara 71,173

Raste Aktive 35,815

Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23123

Fier 2657

Vlorë 1789

Durrës 1651

Shkodër 1357

Gjirokastër 1140

Elbasan 917

Korçë 865

Berat 840

Lezhë 790

Dibër 347

Kukës 339

Shpërndaje te miqtë