Greqia kufizon hyrjet në vend

exit.al 16 Gusht 2020, 11:27

Qeveria greke njoftoi 230 raste të reja ditore gjatë javës së kaluar, 27 prej të cilëve nga udhëtimet ndërkombëtare.

Rritja e menjëhershme e rasteve në gusht, dhe shpërthimet e rasteve vetëm në disa zona të Greqisë pas hapjes së sezonit turistik, detyruan qeverinë greke të vendosi rregulla të reja shtrenguese kundër përhapjes së koronavirusit.

Greqia vendosi mbylljen e kufijve tokësor me Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme.

Nga këto vende mund të hyjnë në Greqi vetem shtetasit e huaj me pasaportë dhe leje qendrimi greke ose punonjësit sezonal, që kanë test negativ Covid-19, 72 orë përpara udhëtimit, të përkthyer në gjuhën angleze dhe kanë plotësuar një formular online.

Ndërsa fluturimet me vendet e BE-së duhet të kontrollohen çdo ditë, pasi vendime për bllokimin ose hapjen e tyre merren çdo 24 orë.

Gjithashtu, nga dita e hënë, 17 gusht baret, kafet, dhe restorantet në shumë qytete të Greqisë, përfshirë edhe Athinën do të mbyllen në mesnatë dhe do të hapen në 07:00 të mëngjesit. Ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme në çdo ambjent publik. Personat që nuk e zbatojnë rregullin gjobiten me 150 euro.

Shpërndaje te miqtë