Greqia regjistroi të hënën 773 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që vijnë nga agjensia e lajmeve AMNA.
Greqia ka konfirmuar 348 568 raste nga fillimi i pandemisë. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 36 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë. Vendi shënoi 62 vdekje në të njëjtin interval, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë, në 10 587. Shumica e atyre që humbën jetën kishin sëmundje të tjera të mbivendosura. Gjithsej 797 pacientë janë në intubim në spitale, ndërkohë që qysh nga fillimi i pandemisë rreth 2 146 pacient janë liruar nga reanimacioni. 363 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, mosha mesatare e të cilëve llogaritet rreth 44 vjeç.Greqia konfirmon 773 raste të reja dhe 62 viktima
Të sugjeruara
Raporti i KLSH-së llogarit dëmin në financat publike për vitin 2020
3 Maj 2021, 19:27Kreu i OBSH kandidon për një mandat të dytë
3 Maj 2021, 17:54Malta shumë pranë Britanisë në vaksinimin e popullsisë
3 Maj 2021, 17:29
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
