Malta shumë pranë Britanisë në vaksinimin e popullsisë

exit.al 3 Maj 2021, 17:29

Malta ka vaksinuar rreth 48% të individëve të rritur, vetëm një pikë përqindje pas Britanisë së Madhe raporton Times of Malta.

Vetëm një muaj me parë, vendi kishte 16% më pak vaksinime se ishujt britanik.

Nëse ruan të njëjtin ritëm, së shpejti Malta që do të kryesojë fushatat e vaksinimit në Evropë.

"Gjysma e të rriturve në Maltë janë vaksinuar të paktën një herë, një shifër shumë e mirë që fjalë për fjalë na vendos të parët në Evropë," tha Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne në një konferencë shtypi.

Mbi 90% e personave mbi 60 vjeç dhe 64% e moshave mbi 50 vjeç janë vaksinuar.

Ndërkohë, 43% e personave mbi 40 vjeç janë vaksinuar ose kanë fiksuar takimin për t'u vaksinuar

Fearne u shpreh optimist se Malta do të dilte në krye për çështje ditësh.

"Kur krahasoni Maltën me vendet e tjera, do të vini re se ne kemi një masë suksesi në drejtim të kontrollit të pandemisë", tha ai.