Greqia do të njohë pasaportat shqiptare të skaduara deri në fund të 2020-ës

exit.al 18 Gusht 2020, 21:04

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shteti grek do t’i njohë qytetarëve shqiptarë pasaportat e skaduara, dhe ato që do skadojnë brenda këtij viti, deri në fund të 2020-ës.

Pasaportat e skaduara do të quhen dokumente të vlefshme në Greqi, për t’i krijuar lehtësi emigrantëve shqiptarë për marrjen e shërbimeve atje.

Ministria njofton gjithashtu se shqiptarëve nuk do i kërkohet leje kalimi nëse udhëtojnë nga Greqia për në Shqipëri.

Shpërndaje te miqtë