Gramoz Ruçi i kërkon partive politike të ruajnë qetësinë sidoqoftë rezultati

exit.al 25 Prill 2021, 09:33

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri thirrje partive politike të ruajnë qetësinë pas rezultatit të zgjedhjeve.

“Nga nesër, fituesi të administrojë fitoren pa eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik”, u shpreh ai për median, pas votimit.

Kryetari i Kuvendit votoi në Tiranë, në qendrën e votimit në Liceun Artistik.