Nis procesi i votimit në vend, probleme në qendrat e votimit (Përditësuar 16:18)

exit.al 25 Prill 2021, 16:18

Procesi i votimit ka nisur në të gjithë vendin në orën 07:00, të së dielës. 16:08 Policia ka shpallur në kërkim një person i cili fotografoi votën e tij në qendrën e votimit. Sipas njoftimit është shpallur në kërkim Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votës".’ 15:48 Një vëzhgues në Korçë ka sulmuar një çift bashkëshortësh mbështetës të PS. Gledis Adri ka goditur një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Vashtmi, në qytetin e Korçës. Çifti Avdolli janë dërguar në Spitalin e Korçës, pasi kanë marrë dëmtime në kokë, por janë jashtë rrezikut. Ndërkohë që po marrin ndihmën mjekësore. 12:14 Një votues në një qendër votimi në Korçë ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së. Mes tyre pati një konfrontim fizik. Ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit. 11:24 Ndërpritet për 40 minuta votimi në një qendër votimi në Elbasan. Shkak është bërë prania e një personi të paautorizuar, i cili shoqëronte qytetarë për në qendrat e votimit. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit. 10:42 Në Libonik të Korçës është pezulluar procesi i votimit prej 1 ore, me urdhër nga KQZ. Shkak për këtë janë bërë  debatet midis komisionerëve të PS dhe PD. Sipas të dhënave komisionerët e PD-së me pretendimin se administrata e bashkisë është jashtë për presion kanë marrë vulat dhe janë larguar. Ngjarja ka ndodhur për qendrën e votimit 3822 dhe 3813. 10:33 Në Ersekë është ndërprerë procesi i votimit oër 1 orë në për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik 10:20 Në qarqet Durrës dhe Lezhë ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit biometrik, sipas raportimeve të gazetarëve nga terreni. Në dy qendra votimi në Lezhë nuk ka nisur ende procesi i votimit. Në qendrat e Votimit 695 në Fishtë dhe 748 pajisjet e identifikimit biometrik nuk punojnë. Një prej pajisjeve elektronike në një qendër në votimi në Durrës është prishur, duke ndërprerë procesin e votimit për 30 minuta. Sipas mediave, procesi u ndërpre deri sa u zëvendësua kjo pajisje me një tjetër.  Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit nr. 1472 në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ 08:00 Në qarqet Elbasan, Fier, Has, dhe Kukës ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit biometrik, sipas raportimeve të gazetarëve nga terreni. Në Fier, në shkollën Janaq Kilica ne qendrën e votimit 3004/1, në KZAZ 59 u bllokua pajisja identifikuese e zgjedhësve . Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull. Votuan rreth 10 qytetar e tashme nuk punon. Në Lezhë, në dy qendrat e votimit 688 dhe 681 në Lezhë nuk jane paraqitur operatorët e pajisjeve elektronike. Në bashkinë Has, qarku Kukës, u rregullua dhe problematika me pajisjen e identifikimit biometrike në njërën nga qendrat. Ndërsa në Elbasan u raportuan se në KZAZ nr 50 u vonua nisja e procesit të votimit sepse mungonin shenjat e gishtërinjve të komisionerëve. Ndërkohë në qarkun Dibër ka nisur votimi normalisht:

Bashkia Mat: 50 Qendra Votimi, 29416 votues

Bashkia Klos: 27 Qendra Votimi, 15665 votues

Bashkia Bulqize:49 qendra votimi, 29585 votues

Bashkia Peshkopi: 101 qendra votimi, 56622 votues.