"Familjarët e mi kanë bërë kallëzime, unë kam bërë kallëzime. Duan që kur të më qëllojnë mua atëherë të jetë prova që të më vijnë të më sigurojnë mbrjotje? Siç i ndodhi Arjan Ndojit, siç i ndodhi prokurorit tjetër në Vlorë. Kur do jenë këto prova, kur të dëmtohen?"
Dy muajt e fundit magjistratë të ndryshëm janë kërcënuar me atentate. Në fundjavë makina e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi u shpërthye me eksploziv. Më 25 nëntor makina e Andri Ymerit gjytar në Shkodër u dogj, ndërsa në fillim të nëntorit prokurori i Durrësit Arjan Ndoja u sulmua me armë.Gjyqtari i Apelit kërkesë 11 institucioneve për mbrojtje
Gjyqtari i Apelit Tiranë Alaudin Malaj ka treguar për mediat se ndihet i kërcënuar nga ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një intervistë për Top-Channel ai është shprehur se i ka kërkuar mbrotje institucioneve shqiptare për veten dhe familjen e tij. Gjyqtari i Apelit tha se në një letër dërguar 11 institucioneve ai ka kërkuar mbrojtje fizike "për shkak të rrethanave jo te zakonshme".
Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.
Duke folur për mediat gjyqtari Malaj tha se Komisioni i ruajtjes së gjyqtarëve i ka kthyer përgjigje duke i refuzuar mbrojtjen për mungesë provash dhe kjo gjë e ka shqetësuar edhe më tepër.
Në intervistë gjyqtari Malaj zbuloi se në vitin 2015 vëllai i ishte kërcënuar me jetë dhe se çështja e tij nuk ishte hetuar kurrë. Për kërcënimet tha se ka bërë shpesh kallëzime por që nuk ka pasur reagime.
Të sugjeruara
Basha: Minishengeni rrezik për heqjen dorë nga BE dhe mungesë ndjeshmërie ndaj Kosovës
22 Dhjetor 2019, 14:35Meta: Takimi me djalin e George Soros me kërkesë të tij, jo diskutim për Minishengenin
22 Dhjetor 2019, 10:43
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
