3 të vdekur dhe 1 i plagosur nga dy aksidente rrugore në Elbasan dhe Lushnje

exit.al 23 Dhjetor 2019, 09:57

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë 24 orëve të fundit.

Mbrëmjen e së dielës në rrugën Elbasan-Cërrik E.D 35-vjeç dhe F.Q 56-vjeç u përplasën nga një veturë teksa po udhëtonin me një motoçikletë. E.D, drejtues i motorit, vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjeri F.Q ndërroi jetë në spital.

Pas aksidentit policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e veturës tip “Audi”, një 25-vjeçar me inicialet A.SH.

Rreth orës 3:25 të së hënës, në rrugën Fier-Lushnje, Z.H 31 vjeç dhe M.R 28 vjeç u aksidentuan kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga. Pasagjeri M.R vdiq në vendngjarje, ndërsa Z.H u shtrua në spitalin e traumës në Tiranë.

Dyshohet se faktor ndikues në aksidentet ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.