Gjykata në Katania rrëzon akuzat ndaj Salvinit

exit.al 14 Maj 2021, 14:52

Një juri në Katania të Sicilisë vendosi të premten që ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk do të shkojë në gjyq për akuzën e rrëmbimit, raporton Reuters.

Kreu i kreu i partisë së djathtë Lega Nord të Italisë në korrik 2019, bllokoi  zbarikimin e anijen së rojes bregdetare Gregoretti,  me mbi 100 emigrant në bord.

Bllokimi zgjati 6 ditë derisa aleatët evropianë të vendosnin mbi vendqëndrimin e tyre.

Një padi e ngjashme u ngrit ndaj Salvinit në Katania, kryeqyteti i Sicilisë, për bllokimin e një tjetër anije emigrantësh.

Gjykata e Palermos vendosi përkundrazi të pranojë padinë ndaj Salvinit muajin e kaluar dhe gjyqi pritet të fillojë në mes të shtatorit.

Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e padisë edhe në këtë rast, pasi argumenton se asnjë traktat ndërkombëtar nuk është shkelur dhe akuzat për rrëmbim nuk kanë ku të qëndrojnë.

Salvini duket të jetë i të njëjtit mendim pasi të premten deklaroi para gazetarëve se "Nëse nuk kishte rrëmbim në Catania, atëherë nuk e shoh pse duhet të ketë rrëmbim në Palermo".