Komisioni Europian ka shprehur kundërshtinë e tij për ndërtimin e hidrocentraleve. Në Raportin e Progresit 2014, Komisioni i kërkoi qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë, pasi ato do të dëmtonin një prej ekosistemeve të fundit të paprekur dhe natyrorë të mbetur në Evropë.
Parlamenti Europian (PE) i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në parqet kombëtare.
PE-ja miratoi në prill të 2016, një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën flitet, ndër të tjera dhe për shkatërrimin e parqeve kombëtare nga hidrocentralet.
Por, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe Këshillit të Europës për të mos ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, Kryeministri Rama nuk u tërhoq nga ndërtimi i tyre. Në prill u shpall fituesi i tenderit për hidrocentralin e Poçemit. Ministria e Energjisë dhe Industrisë në maj të viti 2016 lajmëroi dhënien me koncesion 35 vjeçar të ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Luginën e Vjosës. Koncesionari ishte një bashkim i dy kompanive turke pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste. Shpërndaje te miqtë
