PD publikon kallëzimin për tre persona të akuzuar manipulim të zgjedhjeve

exit.al 8 Maj 2021, 12:32

Partia Demokratike publikoi sot kallëzimin penal të bërë para disa javësh për tre persona në njësinë 8 në Tiranë të cilët akuzohen për manipulim të zgjedhjeve. Përmes një dekalrate për shtyp, Belind Këlliçi deklaroi se katër persona kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

Kelliçi  u shpreh se prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.