Gjykata lë në burg Adiola Lakrën, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Billës

exit.al 29 Qershor 2020, 10:36

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Adiola Lakrën, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit, tek Komuna e Parisit.

26-vjeçarja akuzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, me kërkesë të Sebastian Malit, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.

Ajo pranoi se në ka qenë e lidhur me Malin, por më pas është ndarë dhe është lidhur me Hekuran Billën. Por nuk i ka pranuar akuzat dhe gjatë seancës tha se nuk ka lidhje me vrasjen.

Shpërndaje te miqtë