Durrës, qytetarët në protestë, nuk përfitojnë grante për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

exit.al 29 Qershor 2020, 10:10

Dhjetra qytetarë protestuan të hënën para Bashkisë Durrës, pasi nuk përfitojnë grante për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetarët pretendojnë se janë lënë pa të drejtë jashtë listës të përfituesve të granteve të Rindërtimit.

Listat për familjet përfituese janë miratuar të enjten, 25 qershor, nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.

Sipas listave, shtëpitë e dëmtuara ndahen në 3 grupe:

  • DS1 - dëmtime të lehta;
  • DS2 - dëmtime mesatare;
  • DS3 – dëmtime të rënda.

Sipas këtyre kategorive, familjet do të përfitojnë grante të ndryshme. Shpërndarja e tyre nis në korrik.

Shpërndaje te miqtë