Gjykata e Lartë rrëzon SPAK për arrestimin e Edvin Priftit

exit.al 7 Shtator 2021, 15:00

Gjykata e Lartë rrezoi kërkesën e SPAK, të martën për rikthimin në burg të mjekut kardiokirurg Edvin Prifti.

Njësoj, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe kërkesën e mjekut për të hequr masën pezullim nga detyra e cila do të mbetet në fuqi.

Me 2 mars Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga burgu mjekun Prifti. Gjykata la në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.

SPAK e kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm për lirimin e mjekut Edvin Prifti, në 5 mars.

Mjeku u arrestua pas përgjimeve për përfitmin e një shume parash për një operacion të kryer në QSUT. SPAK vendosi menjëherë sekuestron preventime mbi llogaritë bankare të tij.