Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 3 vjet burg për Jaeld Çelën

exit.al 19 Maj 2020, 11:17

Gjykata e Apelit e Krimeve e Rënda ka lënë në fuqi dënimin me burg të Jaeld Çelës.

Në seancën e zhvilluar sot, gjykatësit kanë rrezuar kërkesën e Çelës për arrest shtëpie.

Jaeld Cela, ish-drejtori i policisë Vlorë, u vetëdorëzua në polici javën e kaluar. Ai u akuzua nga prokuroria sëbashku me ish-ministrin Tahiri për bashkëpunim me bandën e Habilajve.

Por, gjykata i rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e dënoi Çelën vetëm me 3 vjet burg për shpërdorim detyre.