Gjykata dënon me burgim anëtarët e bandës së Bajrave

exit.al 23 Dhjetor 2020, 10:02

Gjykata e Shkodrës dënoi me burgim 5 anëtarët e bandës së Bajrave.

Sipas disa mediave, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të tyre për gjykim të shkurtuar, duke ulur një të tretën e dënimit.

Kështu gjykata vendosi dënimin e :

  1. Safet Bajrit me 2 vite e 6 muaj burgim.
  2. Ilir Bajrit, me 1 vit e 8 muaj burgim.
  3. Astmer Bilalit, me 2 vite e 6 muaj burgim.
  4. Emrah Plakut, me 2 vite burgim.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.

Ilir Bajri, vëllai i Safetit, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali u arrestuan më 6 shtator 2018, në Shkodër pas aksionit policor të koduar “Oaz”.

Aktiviteti i bandës “Bajri” shtrihej në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Shpërndaje te miqtë