GJKKO dënon 11 persona për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

exit.al 3 Shkurt 2021, 20:41

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi të mërkurën 11 persona për tjetërsimin e pronave në Shëngjin tek zona e Ranës së Hedhur.

Mes të dënuarve janë dhe vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka.

Gjykata ka vendosur dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë tregu rreth 55 milionë euro, në pronësi të të dënuarve.

Personat e dënuar nga GJKKO janë:

  1. Xhevi Ndoka - 6.8 vite burg;
  2. Mimoza Ndoka - 1.4 vjet burg;
  3. Emanuel Gjura - 4.8 vjet burg;
  4. Zef Lazri - 8 muaj burg;
  5. Blendi Ndoka - 3,6 vjet burg;
  6. Luigj Paloka - 4.8 vjet burg;
  7. Paulin Simoni - 3.4 vjet burg;
  8. Vlash Gaxulli - 2 vjet burg;
  9. Genc Zeneli - 2 vjet burg;
  10. Kol Lleshi - 2 vjet burg;
  11. Marjeta Perskura  -1.4 vite burg.

Dosja e tjetërsimit të pronave në Lezhë është e lidhur me atë të bandës së Avdylajve dhe laboratorit të heroinës zbuluar në Has, në tetor 2018, njohur si Dosja 339.

Grupi i zyrtarëve që merrej me tjetërsimin e pronave në Lezhë u zbulua gjatë përgjimeve të telefonatave të bandës së Avdylajve të Shijakut, të akuzuar për trafik droge.

 

Shpërndaje te miqtë