“Informuam ambasadorët për procesin e reformës zgjedhore, si dhe i informuam për dialogun e nisur me opozitën joparlamentare. Ata na mbështetën për vazhdimin e dialogut, si dhe na inkurajuan për mbylljen sa më shpejt të kësaj reforme.”
Sipas medias, Gjiknuri dhe Hajdari i kanë kërkuar përfaqësuesve të OSBE-së të dërgojë ekspertë të huaj që të punojë së bashku me ekspertët vendas për hartimin e drafteve të reformës zgjedhore. Deri tani janë bërë publikë emrat e katër përfaqësuesve dhe ekspertëve të opozitës jashtë parlamentit që do të jenë pjesë e grupit të punës. Ata janë:- Ivi Kaso nga PD;
- Muharrem Caka nga LSI;
- Shkelqim Sulo nga PDIU;
- Arjan Madhi nga PR.
