"Këto kulla që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse pastrim parash të pista të njerëzve të krimit. Lejet e ndërtimit që marrin këta janë prova më skandaloze e asaj që thashë që këtu shteti punon për mafien e krimin."
Qeveria Rama në ndryshim nga qeveritë e tjera e nxorri krimin në plan të parë:"Faza ‘Rama’ është një hop cilësor, në qoftë se krimi ishte i shpërndarë, ndoshta i lënë në kategorinë B, qëndronte pak nëntokë dhe nuk guxonte të dilte në publik, në skenë, e ka çuar në këtë fazë ku krimi përfundimisht e ka vënë përfund shoqërinë shqiptare."
Të njëjtin qendrim mbajtën edhe analistët Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Vasjari. Agron Gjekmarkaj u shpreh se intelektuali është larguar nga partia dhe në vend të tyre janë “ulur horrat në politikë, sepse prodhojnë para”. Ndërsa Arjan Vasjari u shpreh se rasti i Lefter Allës “ngre pyetjen mbi PS si strukturë”. Ai u shpreh se zgjidhja e vetme është që “PS që të futet përmes një ligji elektoral, në një përplasje të ndershme politike në alternativën e saj”.
