Gjermania, vaksinimi me Sputnik V pas miratimit nga BE

exit.al 26 Mars 2021, 12:54

Qeveria gjermane u shpreh se është e hapur për përdorimin e vaksinës ruse të Covid19, Sputnik V, pas miratimit nga Agjensia evropiane e Shëndetësisë, EMA.

“Miratimi nga EMA- të cilin Sputnik ende nuk e ka- do të japë mundësinë për përdorimin e vaksinës në Evropës dhe atëherë do të vlerësohet edhe për përdorim nga Gjermania”, u shpreh zëdhënësi i kancelares gjermane Merkel, Steffen Seibert, sipas The Guardian.

Ai nuk ju përgjigjë pyetjeve mbi akuzat e Francës se Moska po i përdor vaksinat si një mjet “propagande”.

Shpërndaje te miqtë